Qytetarët që po aplikojnë për kartë identiteti ose pasaportë dhe që kanë nevojë për informacion apo asistencë, duhet të kontaktojnë tashmë në një numër të ri telefoni. IdentiTek ka njoftuar se Shërbimi i Klientit funksionon me numrin +355 4 451 9999.
Shoqëria shtetërore e prodhimit të dokumenteve biometrike, IdentiTek, ka vënë në dispozicion të qytetarëve një numër të ri kontakti për Shërbimin e Klientit, me synim lehtësimin e aksesit në informacion dhe rritjen e cilësisë së shërbimit.
IdentiTek ka njoftuar numrin e ri të Shërbimit të Klientit, ku qytetarët mund të drejtohen për informacion dhe asistencë lidhur me shërbimet për dokumentet biometrike. Numri i ri i kontaktit është +355 4 451 9999 .