Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje Serbisë që të ndërmarrë hapa konkretë drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, duke e cilësuar këtë proces si një element të domosdoshëm në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Parlamenti Evropian ka përsëritur se Serbia duhet të tregojë përkushtim të vërtetë ndaj vlerave të Bashkimit Evropian. Përmes një postimi në “X”, Serbisë i është ritheksuar kërkesa për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën.
Donika Sherifi/ RTK Pavarësisht gatishmërisë së Prishtinës zyrtare për zbatimin e marrëveshjeve, procesi i dialogut Kosovë-Serbi ka hyrë në një ngërç të plotë që nga takimi i fundit trepalësh i janarit. ish-diplomati Daniel Serwer vlerëson se fajtori kryesor për ngecjen është ...