Cllevio ka njoftuar se ka marrë vendimin të tërhiqet nga rrjetet sociale dhe të distancohet nga jeta publike. Përmes një postimi në Instagram, reperi ka bërë të ditur se do të zhvillojë edhe një transmetim të fundit “live”, ku do të flasë për zhvillimet e fundit në jetën e tij.
Cllevio ka bërë të ditur përmes një postimi se sot në orën 22:00 do të zhvillojë një live, të cilin e ka cilësuar si të fundit. Ai shprehet se gjatë transmetimit do të përmbledhë gjithçka që ka ndodhur gjatë kohëve të fundit, transmeton Indeksonline.