Ministrja Mirela Kumbaro deklaroi nga Korça se Ministria e Arsimit po punon për rishikimin e ligjit të arsimit të lartë të vitit 2015, një proces që ka nisur pas konsultimeve me universitetet publike dhe jopublike në të gjithë vendin.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro zhvilloi një takim në Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës, ku bëri të ditur se ende nuk ka një draft përfundimtar për ligjin e ri të Arsimit të Lartë. Sipas Kumbaros, ligji i ri nuk do të thotë ndryshim rrënjësor i ligjit ekzistues, por ...