Tre autorë të letërsisë për fëmijë janë shpallur fitues të Fondit të Krijimtarisë Letrare për Fëmijë për vitin 2026. Kjo është një nisëm e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit që synon të mbështesë krijimtarinë origjinale shqipe dhe të nxisë leximin tek fëmijët.
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit vijon mbështetjen e saj për krijimtarinë letrare për fëmijë përmes Fondit “Libri për Fëmijë”, një projekt i rëndësishëm që synon të nxisë autorët shqiptarë dhe të kontribuojë në pasurimin e letërsisë për lexuesit e vegjël.