Visar Shatrolli /RTK Rrjetet e dyshuara të spiunazhit po përballen me goditje të njëpasnjëshme në Kosovë. Autoritetet e inteligjencës, sigurisë dhe të drejtësisë po vazhdojnë arrestimet e personave të dyshuar për bashkëpunim me struktura të inteligjencës serbe, përfshirë BIA-n.
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Kosovës, Fehim Sali, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të spiunazhit. Ai kishte qenë anëtar i një këshilli pranë Presidencës, por sipas autoriteteve, ishte shkarkuar dy vjet më parë.
Në një aksion blic të zhvilluar në pikën kufitare në Merdare, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale ka arrestuar personin me inicialet F.S., i cili dyshohet drejtpërdrejt për veprën penale “Spiunazh”.