E ardhmja e Xherdan Shaqirit te Baseli është e pasigurt, ka shkruar të mërkurën “20 Minuten”. Gazeta e madhe zvicerane ka shkruar se rrugën e Albian Ajetit, Dominik Schmidit dhe Andrin Hunzikerit, mund ta ndjekë edhe Shaqiri.
Kapiteni i Baselit, Xherdan Shaqiri, është inkuadruar në fushë nga stoli në tri ndeshjet e fundit në Superligën e Zvicrës. Por, 34-vjeçari nuk është i shqetësuar. Ai pranon vendimet e trajnerit Stephan Lichtsteiner, i cili së fundmi ka ndryshuar pak sistemin e lojës.
Trajneri i Baselit, Stephan Lichtsteiner, ka vlerësuar lart paraqitjen e Xherdan Shaqirit. Ai ka thënë se rrjedha e lojës së Baselit pas inkuadrimit të Shaqirit ndryshoi pozitivisht. “Me përvojën dhe aftësitë e tij, ai na ndihmoi jashtëzakonisht shumë.