Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Evropian një reagim më të ashpër ndaj deklaratave të ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, e cila foli për mundësinë e “spastrimit etnik” në Kosovë.
Eurodeputeti çek, Tomas Zdechovsky nga Partia Popullore Evropiane (EPP), thotë të jetë tronditur nga deklaratat e ministres serbe, Snezhana Paunoviq, në lidhje me spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët. Në një intervistë në Klan Kosova, deputeti çek shprehet i bindur se nëse ...
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, i ka dërguar një letër Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, pas deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila tha se, po të ishte në vend të ...
Ministrja serbe Snezhana Paunoviq është duke u përballur me një padi për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit në Kosovë, si dhe kërkesë për shkarkim në Kuvendin serb, për shkak të deklaratës së saj ditë më parë për “spastrim etnik” në Kosovë.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Europian, Riho Terras, e dënoi ashpër deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunovic, duke e cilësuar si të turpshme dhe të dëmshme për besimin te vetë përpjekjet e BE-së që Kosova e Serbisë të shkojnë deri një marrëveshjeje finale mes tyre.