Ka bërë bujë, të paktën në Skoci, fitorja 2:0 e Malishevës ndaj Hibernianit. Ndeshja e së enjtes pasdite në “Fadil Vokrri” ishte e para e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Në pamje të parë, jo rezultat shumë i befasishëm.
Malisheva ka regjistruar njërën prej fitoreve më të rëndësishme në histori. Të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë fitoi 2:0 përballë skuadrës së njohur skoceze, Hibernian. Ishte ndeshja e parë e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Kapiteni i Malishevës, Dren Kryeziu, e ka vlerësuar fitoren ndaj Hibernianit “më të madhen” në karrierë deri më tani. “Kemi fituar përvojën e duhur, pasi është viti i tretë që paraqitemi në Evropë dhe jemi pjekur më shumë si ekip.