TIME.mk

ВЕСТИ

NEWS

Arianit Koci merr në mbrojtje nënën që denoncoi kushtet në Pediatri: Të mos ushtrohet asnjë presion ndaj saj

RTV21 - 14.07.2026

Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se ka marrë përsipër përfaqësimin juridik të Aulona Memetit, qytetares e cila publikoi përvojën e saj lidhur me kushtet në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe më pas deklaroi se është përballur me ...

Kushtet në Pediatri, reagon PRAK-u, kërkon hetim transparent dhe mbrojtje të pacientëve

IndeksOnline - 14.07.2026

Shoqata për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë (PRAK) ka reaguar lidhur me raportimet për kushtet në Klinikën e Pediatrisë të QKUK-së dhe pretendimet për presion ndaj një familjari të pacientit pas publikimit të shqetësimeve të tij.

KOMF ngre alarmin: Probleme të shumta në Pediatri, nga mungesa e barnave te mbingarkesa e stafit

Botasot - 13.07.2026

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) ka ngritur shqetësimin për gjendjen e shërbimeve shëndetësore për fëmijët në Kosovë, duke theksuar se, ndonëse e drejta për kujdes shëndetësor falas është e garantuar me ligj, në praktikë fëmijët vazhdojnë të përballen me sfida ...

“Më erdhën në ora 23:30 në dhomë” – Nëna thotë se u vu nën presion pas publikimit të fotove nga Pediatria

RTV21 - 13.07.2026

Aulona Mehmeti, nëna e një fëmije që po trajtohet në Pediatrinë e QKUK-së, mbrëmë përmes një statusi në Facebook ka treguar kushtet e rënda me të cilat po përballet në këtë klinikë. Derisa sot, ka reaguar sërish duke thënë që pas këtij statusi kanë filluar presionet mbi të.

Rasti në Pediatri, KOMF ngre alarm për kushtet në shërbimet shëndetësore për fëmijët

IndeksOnline - 13.07.2026

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) ka ngritur shqetësime për sfidat me të cilat përballen fëmijët në qasjen dhe cilësinë e shërbimeve shëndetësore në Kosovë, kjo pasi një nënë në Klinikën e Pediatrisë tregoi për kushtet e rënda në këtë klinikë.

KOMF: Fëmijët vazhdojnë të përballen me sfida

RTK - 13.07.2026

Sh.G|RTKlive Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) ka paralajmëruar se fëmijët në Kosovë vazhdojnë të përballen me pengesa serioze në marrjen e shërbimeve shëndetësore cilësore, pavarësisht se ligji u garanton kujdes falas.