Nga Julia Vrapi Projekti për restaurimin e Kishës së Shën Kollit në Krutje të Sipërme, Lushnje, synon mbrojtjen, konsolidimin dhe ruajtjen e një prej monumenteve me vlera të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare.
Përfaqësues të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) zhvilluan një takim pune në bashkinë e Lushnjës, ku në fokus ishte mbrojtja dhe restaurimi i Kishës së Shën Kollit, Monument Kulture, Kategoria I, në Krutjen e Sipërme.