Studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës i janë bashkuar protestës së nisur nga studentët e Mjekësisë. Fillimisht ishin studentët e Mjekësisë që u mobilizuan dhe nisën marshimin drejt Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ku u bënë thirrje studentëve që t’i bashkoheshin ...
Studentët që po protestojnë në Tiranë u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe kalimtarëve që t’u bashkohen në tubim, teksa vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit. “Çohuni nga kafja!”, është thirrja që studentët u drejtojnë qytetarëve, duke kërkuar mbështetjen e tyre në protestë.
Studentët e bashkuar nga Mjekësia, Ekonomiku dhe Politekniku kanë shkuar pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ku u kanë bërë thirrje studentëve të këtij fakulteti t’i bashkohen protestës dhe të bojkotojnë mësimin.
Edhe studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Tiranë kanë bojkotuar auditoret dhe janë bashkuar me studentët e Universiteteve të tjera për të vijuar marshimin duke kërkuar dorëheqjen e Ramës. Ata thërasin në rrugë: Rama jepe dorëheqjen! Revolucion!
Ka qenë gjimnazi “Partizani” shkëndija e parë që ka nisur protestën e ditës së sotme. Më pas kanë qenë studentët e Fakultetit të Mjekësisë të cilët kanë bojkotuar mësimin dhe kanë nisur marshimin në bulevardin “Zogu i Parë”.
Protestat studentore kanë përfshirë Tiranën, ndërsa marshimi i studentëve të Mjekësisë ka vijuar në disa pika të kryeqytetit, me thirrje për t’iu bashkuar tubimit. Gjatë marshimit, studentët e Mjekësisë janë ndalur edhe te Fakulteti i Shkencave të Natyrës, ku u kanë bërë thirrje ...
Studentët e Fakultetit të Mjekësisë, të cilët po marshojnë në kuadër të protestës, janë ndalur te Fakulteti i Shkencave të Natyrës, ku u kanë bërë thirrje studentëve të tjerë t’u bashkohen në tubim. “Bashkohuni me ne!”, ishte thirrja e studentëve të Mjekësisë, të cilët po ...
Studentët e Universitetit të Mjekësisë por dhe të Drejtësisë kanë bojkotuar auditoret dhe po marshojnë. Studentët e Mjekësisë po marshojnë drejt rrugës së Dibrës ndërsa thërrasin ‘Rama jepe dorëheqjen’ Edhe studentët e Drejtësisë kanë bojkotuar mësimin dhe po marshojnë në rrugët ...