Nga Belind Këlliçi 4 korriku nuk është thjesht festa kombëtare e Shteteve të Bashkuara. Deklarata e pavarësisë është një ngjarje që ka ndryshuar historinë dhe një referencë edhe sot e kësaj dite në përpjekjen e kombeve.
Në një intervistë në News 24, aktivisti Olgert Rakipllari deklaroi se është përzgjedhur data 4 korrik për protestën kombëtare pasi së pari është ditëlindja e kryeministrit Edi Rama dhe është një simbolikë për të nënkuptuar fundin e diçkaje dhe nisjen e bashkëpunimit me SHBA.
Avokati Gentian Alimadhi deklaroi se më 4 korrik shqiptarët e diasporës do të vijnë në Shqipëri për protestën kombëtare. Ai tha se janë disa grupime që janë nisur nga Londra dhe Italia dhe se mëngjesi i 4 korrikut do t’i gjejë në Shkodër, pasi sërish do të bëhët linja e veriut.