Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ministren Belinda Balluku, se prishën kontratën me Behxhet Pacollin për Aeroportin e Vlorës pasi janë vetë aksionerë e duan të përfitojnë.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se tashmë pushteti i Edi Ramës ka marrë fund, ndërsa shton se ky i fundit e projekton veten çdo natë në qeli. Në një dalje për mediat, Berisha tha se Rama ka frikë mos Balluku bëhet e penduar e drejtësisë dhe rrëfehet për aferat publike.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj nismës së qeverisë për krijimin e portalit të ri “Pasqyra Albania”, duke e cilësuar atë si një tjetër projekt abuziv dhe një mënyrë për të shpërdoruar miliona nga paratë publike.