Të paktën shtatë fluturime dhe një anije turistike me destinacion Izraelin janë kërcënuar me bomba në disa vende evropiane, duke shkaktuar kontrolle emergjente dhe ndërprerje të përkohshme të operacioneve në aeroporte.
Katër kërcënime me bomba ndaj avionëve të pasagjerëve janë raportuar të martën, më 3 nëntor, në disa vende të Evropës, duke vënë në alarm autoritetet e sigurisë dhe duke shkaktuar ndryshime në itineraret e fluturimeve.
Një fluturim i Wizz Air, që udhëtonte nga Londra për në Sofje, u devijua drejt Aeroportit të Budapestit sot pas një kërcënimi për bombë. Lajmi u bë i ditur nga ministri hungarez i Mbrojtjes, Romulusz Ruszin-Szendi në një postim në Facebook.