Një nga fjalimet më të forta të protestës qytetare ishte ai i një të riu, i cili iu përgjigj drejtpërdrejt deklaratave të kryeministrit Edi Rama për "besën". Nga podiumi, ai deklaroi se besa e dhënë nga kreu i qeverisë ndaj shqiptarëve "ka marrë fund", duke renditur ngjarjet që ...
‘Nuk po sakrifikojmë vetëm për të rrëzuar një qeveri, por për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë’. Kështu u shpreh një qytetare gjatë protestës së 55-të radhazi, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Aktivistja Arvina Lleshi në protestën e 55 kundër qeverisë, u shpreh se protestuesit kundërshtojnë situatën ekonomike, politikat sociale dhe vendimmarrjet e qeverisë. Ajo përmendi edhe ‘The Albanian Files’, përdorimin e të dhënave të tyre nga patronazhistët, çmimet e larta, e ...
Një qytetar që mori fjalën në protestën e 55-të para Kryeministrisë i bëri thirrje institucioneve të drejtësisë të vijojnë hetimet ndaj politikanëve dhe zyrtarëve të akuzuar për korrupsion, duke kërkuar transparencë për pasuritë e tyre.
Mbahet sot protesta e 55 kundër kryeministrit Edi Rama. Një protestues, në tubimin para Kryeministrisë u shpreh se kasta e vjetër politike duhet të largohet. “Kam qenë student i ’91 dhe sot shoh jemi në të njëjtën situatë.
Në protestën e 55-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës, qytetarët kanë ironizuar me pankartat e tyre dokumentin e prezantuar sot nga kryeministri para grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Rama tha se e ka pagëzuar “librin” me emrin “Besa” dhe sipas tij ...
Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka reaguar pas përplasjeve të regjistruara gjatë protestës së sotme para Parlamentit dhe arrestimin e disa aktivistëve, duke akuzuar se qytetarët u përballën sot me një reagim të paprecedentë nga efektivët e Policisë së Shtetit.
Një përfaqësues i komunitetit shqiptar në Australinë Perëndimore mori fjalën gjatë protestës së 54-t kundër kryeministrit Edi Rama, duke përcjellë një mesazh mbështetjeje nga diaspora shqiptare. Ai u prezantua si president i komunitetit shqiptar në Australinë Perëndimore dhe tha ...
Aktivisti Gent Progni tha në fjalën e tij sot nga sheshi i protestës në ditën e 53-të të saj, se aksioni i qytetarëve do të vijojë dhe nesër do mblidhen që në mëngjes para Parlamentit edhe për të gjuajtur me vezë dhe miell, për të mos lejuar shitjen e Shqipërisë dhe votimin e ...
Vallja me maska ishte risia e protestës së mbrëmjes së të mërkurës, në ditën e 53-të të tubimit. Me këtë performancë simbolike, protestuesit përsëritën kërkesat për largimin e qeverisë, të gjithë klasës politike dhe ndryshimin e sistemit.