Hajdin Salihu është kthyer te kampionia e Kosovës në futboll, Drita. Klubi i Dritës ka bërë të ditur të premten se Salihu i është bashkuar skuadrës, duke përforcuar repartin e mbrojtjes për edicionin e ardhshëm. Gazetaria profesionale është interes publik.
Drita ka bërë një nga transferimet më të mëdha në merkato. Kampioni i Kosovës ka goditur fuqishëm, duke transferuar mbrojtësin Hajdin Salihu, shkruan IndeksOnline. 24-vjeçari është rikthyer te skuadra gjilanese, pas një periudhe të kaluar në futbollin ukrainas dhe atij polak.