Jo vetëm Real Madrid, në garë për rikthimin e Rodrit në La Liga, është futur fuqishëm edhe Atletico Madri, aty ku mesfushori luajti për një sezon, para se të transferohej në vitin 2019 te Manchester City, për 70 milionë euro.
E ardhmja e Rodrit vazhdon të mbetet e hapur, ndërsa kapiteni i Spanjës ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën, me kontratën e tij te Manchester City që po i afrohet fundit dhe spekulimet për largimin e tij që po shtohen.
Rodri po kalon momentin më të mirë të karrierës së tij. Mesfushori spanjoll u shpall lojtari më i mirë i Kupës së Botës 2026, pasi udhëhoqi Spanjën drejt titullit kampion dhe tashmë është kthyer në një nga emrat më të përfolur të merkatos, transmeton Klankosova.tv.
F.B/RTKLive Manchester City pritet të ketë një mesfushë të ndryshuar në sezonin 2026/27, me drejtuesit e klubit që kanë investuar shumë për të krijuar një dyshe të re rreth Rodrit. “Qytetarët” kanë shpenzuar një rekord prej 116 milionë funtesh për transferimin e Elliot Anderson ...
E ardhmja e Rodrit te Manchester City vazhdon të mbetet e paqartë, teksa mesfushori spanjoll po shqyrton ofertën për rinovimin e kontratës, ndërsa njëkohësisht nuk e fsheh dëshirën e kahershme për të luajtur te Real Madridi.
Rodri mund të jetë një nga lëvizjet më të mëdha të merkatos së verës, pasi mesfushori spanjoll raportohet se dëshiron t’i bashkohet Real Madridit. Sipas gazetarit të Radio MARCA, Sergio Valentin, lojtari i Manchester Cityt është i hapur për një rikthim në Spanjë, ndërsa klubi ...
Rodri dëshiron të transferohet te Real Madridi gjatë kësaj vere, sipas gazetarit të Radio MARCA, Sergio Valentin. Sipas raportimit, trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, vazhdon të jetë i interesuar për transferimin e mesfushorit spanjoll pas përfundimit të Kupës së Botës ...