K. K. / RTKlive Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ka njoftuar se Projektbuxheti për vitin 2027 parasheh rritjen e koeficientit të pagave në 120 euro, duke filluar nga 1 korriku i vitit të ardhshëm.
Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ndarjet buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2027, në mbledhjen e nëntë të saj. Ministri i Financave, Hekuran Murati, gjatë prezantimit të projektbuxhetit, ka thënë se ai mbështetet në rritjen ekonomike, ...