Ndërhyrja e rëndë e Miro Tenho në minutën e 67-të ndaj Finlandës la pasoja. Stafi teknik nuk dëshiron të rrezikojë përkeqësimin e dëmtimit dhe ka hequr dorë nga aktivizimi i sulmuesit. Ernest Muçi nuk do të jetë i gatshëm për sfidën vendimtare ndaj Bjellorusisë.
Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Budapest, aty ku nesër do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme të kësaj faze të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë do të përballen me Bjellorusinë në sfidën e fundit të grupit, me synimin për të marrë tri pikët dhe për të siguruar vendin e ...