Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin e ri që përcakton përbërjen, funksionimin dhe detyrat e Mekanizmit të Koordinuar të Referimit (MKR) pranë çdo bashkie për trajtimin e rasteve të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.
Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të posaçëm që përcakton mënyrat, format dhe fushat konkrete të bashkëpunimit ndërinstitucional për zbatimin e parimit të barazisë gjinore në fushën e punësimit dhe zhvillimit të aftësive.