Forumi i parë për diplomaci në energjetikë do të mbahet në Shkup më 25 nëntor, ku planifikohet përfshirja e temave rreth burimeve të rinovuese, investimeve të gjelbra dhe grave në energjetikë, transmeton Portalb.mk .
Më 25 nëntor në Shkup do të mbahet Forumi i parë i diplomacisë energjetike “Burimet e rinovueshme dhe gratë në energji” i cili do të mbledhë përfaqësues të qeverive, organizatave ndërkombëtare, institucioneve financiare, trupit diplomatik, kompanive energjetike dhe investitorëve.