Policia Rrugore e Gjirokastrës ka vendosur 2 338 gjoba për shkelje të rregullave të qarkullimit gjatë një monitorimi që ka zgjatur 3 javë. Gjatë kësaj periudhe, 10 persona janë arrestuar ose janë vënë në hetim, ndërsa 32 drejtuesve të mjeteve u është pezulluar leja e drejtimit.
Gjatë javës së kaluar, 40 drejtues të makinave në Tiranë , u arrestuan ose po hetohen në gjendje të lirë, për shkelje të ndryshme në rrugë. Disa prej tyre, ishin në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe u larguan nga vende aksidentesh.
Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 807 tiketa trafiku, ndërsa janë regjistruar 36 aksidente me të lënduar dhe 24 me dëme materiale, përcjell Bota sot. Sipas statistikave të përgjithshme, nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet.