Partia Demokratike përcjell në Bruksel shqetësimin se, sipas kësaj force politike, me kryeministrin Rama në Shqipëri nuk mund të ketë zgjedhje të ndershme. Ndaj, sipas PD-së, është jetike që garat zgjedhore të zhvillohen nën kujdesin e një qeverie tranzitore.
Zv.presidentja e EPP Women, Albana Vokshi, ka kërkuar mbështetjen e përfaqësueseve të Partisë Popullore Europiane për krijimin e një qeverie kujdestare në Shqipëri. Gjatë Kongresit të EPP Women dhe Mbledhjes së Bordit të Përgjithshëm në Bruksel, Vokshi denoncoi kapjen e shtetit ...