Deçani ia ka shkaktuar Besa Famgasit humbjen e parë në edicionin 2026/2027 të Superligës së Kosovës në hendboll. Të shtunën mbrëma në palestrën në Deçan, skuadra vendase fitoi ndaj Besa Famgasit me rezultatin 30:29. Derbi i xhiros së tetë ishte skajshmërisht dramatik.
Shqiponja e ka fituar me rezultat bindës derbin e xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Të shtunën mbrëma në palestrën “Bill Clinton”, Shqiponja mposhti Ferizajn vendas me rezultati 31:23.
Prishtina e Besa e kanë luajtur të premten mbrëma ndeshjen e fundit të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Pas një ndeshjeje të fortë, fitorja me rezultat 29:27 i takoi skuadrës pejane, Besa. E gjithë ndeshja ishte e barabartë.
Nuk ka pasur shumë rivalitet në ndeshjen mes Llapit dhe Besa Famgasit, të zhvilluar të enjten mbrëma në palestrën “Hakif Zejnullahu” në Podujevë. Skuadra pejane, Besa Famgas, e fitoi bindshëm ndeshjen e xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll.
Fushë Kosova ka shkaktuar befasinë e javës në Superligën A, duke e mposhtur Ferizajn me rezultat 3:0, liderin e deritashëm të kampionatit. Skuadra mysafire e mori ndeshjen nën kontroll që nga fillimi, duke fituar setin e parë 25:20.