Kosovarët po përballen me sfida të mëdha për shkak të çmimeve të larta të naftës dhe derivateve. Inflacioni ka arritur nivele alarmante, duke bërë që çmimet e produkteve të jetës së përditshme të jenë të papërballueshme për shumë qytetarë.
‘Nafta është bërë një luks për shqiptarët, ndërsa pasojat e çmimeve të larta ndihen në çdo familje, biznes dhe sektor të ekonomisë dhe në fund, faturën e paguan gjithmonë qytetari, i cili përpiqet të mbijetojë me të ardhura që nuk përballojnë më as nevojat elementare’.
Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimit të naftës dhe benzinës, krahasuar me vendimin e një dite më parë. Sipas vendimit të ri, një litër naftë do të shitet me jo më shumë se 210 lekë, nga 205 lekë që ishte përcaktuar në mbledhjen e 11 nëntorit.
Në Kosovë sot është tregtuar një litër naftë rreth 1.79 euro, derisa këto ditë ka një rënie të ndjeshme në bursat ndërkombëtare. Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria ka çmimin më të lartë të naftës në krahasimin me Kosovën, Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, me ...