Polonia nuk do të kontribuojë më në programin e NATO-s PURL, i cili koordinon fondet e vendeve aleate për blerjen e armëve të prodhuara në SHBA për Ukrainën. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri polak, Donald Tusk, gjatë një konference për shtyp të premten.
Polonia pezullon përkohësisht financimet e reja për blerjen e armëve amerikane për Ukrainën. Kryeministri Donald Tusk përmend presionin mbi buxhetin dhe shpenzimet për mbrojtjen kombëtare, ndërsa thotë se ndihma për Kievin vazhdon.