Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) bllokuan gjithsej 178 kg, përkatësisht 120 kg suxhuk “Kalorik” dhe 58 kg suxhuk shtëpiak. Njëkohësisht, urdhëroi ndalimin e prodhimit të suxhukut dhe tërheqjen e produkteve nga pikat e shpërndarjes.
M.P. / RTKlive Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar masa kufizuese ndaj kompanisë BUQUKU SH.P.K. në Pejë, pasi në produktin “Suxhuk shtëpiak” është konstatuar prania e ADN-së së pulës, ndonëse në deklaracionin e produktit figurojnë vetëm mish dhe yndyrë lope.