Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Melisa Braci, e ftuar në një lidhje Skype në Syri TV, deklaroi se Europa ka humbur rolin e saj në zhvillimet ndërkombëtare dhe rrezikon të mbetet jashtë tryezës së negociatave për Ukrainën.
Përpara se të pushtonte Ukrainën, në më shumë se njëzet vjet pushtet, Vladimir Putin kishte kërcënuar të përdorte bombën atomike tri herë. Në pesëdhjetë e shtatë muaj lufte, nga viti 2022 deri më sot, ai e ka bërë këtë 135 herë.