Hartimi i strategjisë për mbështetjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u dënuan në shkallë të parë nga Dhomat e Specializuara në Hagë, është duke vazhduar në kuadër të grupit punues të përbërë nga përfaqësues institucionalë dhe të partive politike.
Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare në ora 11:00, ku në rend dite është votimi për rishqyrtimin e Ligjit për Gjykatën Speciale. Kjo pasi s`eanca e djeshme u ndërpre dhe u shty për sot për shkak të mungesës së deputetëve në sallë pas pauzës.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku ka thënë se qëndrimi i kësaj partie për Ligjin për ndryshimin e Dhomave të Specializuara nuk ka ndryshuar. Ai ka thënë se vetëm nëse bëhen ndryshime ku pjesë janë të gjitha partitë, atëherë LDK do të ndryshonte votë.