Kosova barazoi me Izraelin 0-0 në pasditen e së shtunës, ndërsa Austria mundi Irlandën 1-0. Rezultate këto që e mbajnë skuadrën dardane në vendin e dytë në Grupin B3 të Nations League. Skuadra e Franco Fodës do të mbyllë këtë kompeticion pikërisht me ndeshjen ndaj Irlandës me ...
Trajneri i Kosovës, Franco Foda, është shprehur përgjithësisht i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në barazimin 0-0 ndaj Izraelit, por pranoi se mungesa e konkretizimit të rasteve ishte arsyeja kryesore që “Dardanët” nuk arritën të merrnin tri pikët.
Përzgjedhësi i Izraelit, Ran Ben Shimon ka vlerësuar lart ekipin e Kosovës pas përballjes së zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ai tha se Dardanët kanë një ekip cilësor dhe se përfaqësuesja e Izraelit e kishte ditur që në Prishtinë e priste një sfidë e vështirë.
Kosova dhe Izraeli masin forcat prej orës 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Sfida më e rëndësishme deri tani vlen për raundin e pestë në Grupin B të Ligës së Kombeve. Kosovës i duhen 3 pikët e radhës. Vendi i dytë, ku aktualisht ndodhet, është i domosdoshëm.
BalkanWeb - RTK - Top-Channel - Aktuale - IndeksOnline - Tetovasot