Muli sot po e përjetonte keq këtë procedurën e shpalljes së kandidatëve për kryetar bashkie. Në PD ka qenë traditë që kandidatët bënin kërkesë te Muli, ky i seleksiononte, pastaj i merrte një nga një në intervistë për të parë ofertat e tyre dhe në fund ia çonte Doktorit.
Ka shumë reagime nga flamingot që Doktori të mos i bashkohet protestës më 28 Nëntor. Sipas tyre, nëse ai i bashkohet, do të ketë përçarje dhe dhunë mes protestuesve. Muli, i shqetësuar nga këta provokatorë, thirri Lelon t'u kthejë një përgjigje të ashpër.