Një ngjarje prekëse ka ndodhur pas vërtetimit të dënimeve për vrasësit e Liridona Ademajt, ku dy djemtë e saj, Dioni dhe Diari, shprehën dëshirën e tyre për të dërguar një bluza me emrat e tyre te varri i nënës së tyre.
Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin u shpallën fajtorë dhe u dënuan me burgim të përjetshëm Naim Murseli dhe Granit Plava, kurse me 30 vjet burgim Kushtrim Kokalla, për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.
Gjykata e Apelit e Kosovës, Departamenti për Krime të Rënda, i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, mbrojtësit të palës së dëmtuar dhe mbrojtësve të të akuzuarve Naim Murselit., Granit Plaves. dhe Kushtrim Kokalles.