Nëntë dyer të thyera, dy sefe të zbrazura dhe plot 275 mijë e 300 euro të vjedhura. Ky është bilanci i një vjedhjeje të rëndë që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në kompaninë “M-Technologie”, në rrugën Podujevë – Prishtinë, në fshatin Lebanë.
Persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur 275 mijë e 300 euro nga një lokal privat në fshatin Lebanë të Prishtinës. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 23 nëntor, rreth orës 04:33.
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në kompaninë “M-Technologie”, në fshatin Lebanë të Prishtinës, ku persona ende të paidentifikuar kanë arritur të marrin 275 mijë e 300 euro para të gatshme.
