Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran është shfaqur në konferencë për media në stadiumin “Illovszky Rudolf Stadion”, në prag të ndeshjes së fundit në grupin C1 në UEFA Nations League ndaj Bjellorusisë, që do të luhet të dielën në orën 18:00.
“Nuk bëjmë llogari, nuk ndryshojmë filozofi ndaj Bjellorusisë”, kështu u shpreh Rolando Maran, i pyetur nëse Shqipëria shkon në Budapest për të mos humbuar, në një kohë kur në sfidën e fundit i mjafton dhe një “X” për të mbyllur Grupin C1 në vendin e parë.
Trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës pas fitores 2-0 ndaj Finlandës, por nuk ka fshehur shqetësimin për rënien e ritmit në minutat e fundit të takimit. Në prononcimin pas ndeshjes, tekniku italian theksoi se fleksibiliteti taktik është një nga ...