Gjatë javës së ardhshme mbi vendin tonë do të mbretërojë mot i ndryshueshëm. Të hënën do të ketë vranësira dhe reshje shiu. Të martën pritet përmirësim i motit, me diell dhe vranësira të shpërndara. Të mërkurën do të ketë intervale me diell, por edhe mundësi për reshje shiu.
Moti i ngrohtë do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim në Maqedoninë e Veriut. Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nga nesër temperaturat do të shënojnë rritje graduale dhe do të jenë sërish mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.
Të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell gjatë orëve të mëngjesit por i ftohtë. Gradualisht gjatë ditës pritet të arrijë një tjetër sistem i paqëndrueshëm, i cili do të sjellë shtim të vranësirave.
Sipas MeteoAlb, gjatë orëve të paradites territori shqiptar do të paraqitet nën ndikimin e intervaleve me kthjellime në bregdet dhe zonat e ulëta, por me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet moti në zonat malore.