TIME.mk

ВЕСТИ

NEWS

Обновено во08:10
Gazeta

Elon Musk derdh 446 milionë dollarë në zgjedhjet amerikane – shpenzimet thyejnë rekord

Gazeta - пред: 3 часа

Miliarderi amerikan kryeson listën e donatorëve politikë, ndërsa zgjedhjet për Kongresin pritet të arrijnë koston rekord prej 11.9 miliardë dollarësh. Zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të mbajtura më 3 nëntor, kanë nxjerrë në pah jo vetëm betejën e ...

9 вести »+5 теми »сумирано »прашања »

Ligj i ri për barnat, prodhuesit do të detyrohen të raportojnë mungesat me kohë

Gazeta - пред: 3 часа

Ministria e Shëndetësisë po përgatit një ligj të ri për barnat, i cili parasheh rregulla më të rrepta për disponueshmërinë, sigurinë dhe cilësinë e tyre, si dhe mekanizma për përballimin në kohë të mungesës së terapive të caktuara.

5 вести »+1 тема »прашања »

Demokratët marrin ulësen e parë nga republikanët në Senat, Roy Cooper fiton në Karolinën e Veriut

Gazeta - пред: 5 часа

WASHINGTON – Partia Demokratike ka shënuar fitoret e para të rëndësishme në natën e zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara. Ish-guvernatori Roy Cooper do ta fitojë garën për Senat në Karolinën e Veriut, sipas projeksioneve të CBS News dhe CNN.

7 вести »+8 теми »сумирано »прашања »

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Gazeta - пред: 7 часа

Ndërsa procesi i votimit në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara po i afrohet fundit në disa shtete, janë raportuar probleme në një pjesë të qendrave të votimit, ndërsa në shtete të tjera procesi është zhvilluar pa incidente të rëndësishme.

112 вести »+31 теми »сумирано » ●прашања »

Avioni drejt Moskës u kthye në Beograd, në bord ishin Vulin dhe dy zyrtarë të tjerë

Gazeta - пред: 7 часа

Avioni i kompanisë ajrore „Air Serbia“, i cili mbrëmjen e së martës u nis nga Beogradi drejt Moskës, u detyrua të kthehej pasi kishte arritur në jug të Lituanisë. Sipas informacioneve jozyrtare të portalit Nova.rs, arsyeja ishte një shkelje e procedurave të sigurisë, e lidhur me ...

7 вести »+4 теми »прашања »

Vera Wang sfidon moshën me paraqitjen provokuese në tapetin e kuq

Gazeta - пред: 7 часа

Dizajnerja e njohur e modës, Vera Wang, e cila në qershor mbushi 77 vjeç, u shfaq në ceremoninë e ndarjes së çmimeve CFDA në New York me një veshje të zezë që zbulonte barkun. Paraqitja e saj në tapetin e kuq edhe një herë tërhoqi vëmendjen dhe nxiti komente për pamjen rinore.

4 вести »+1 тема »прашања »

Peci për konfirmimin e identitetit të tre intelektualëve të zhdukur: Dhimbje për Mitrovicën dhe gjithë Kosovën

Gazeta - пред: 7 часа

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar pas konfirmimit të identitetit të Adem Ademit, Fatmir Fazliut dhe Ali Halitit, të cilët ishin rrëmbyer dhe zhdukur me dhunë nga regjimi serb në prillin e vitit 1999.

23 вести »+5 теми »сумирано »прашања »

Koçeku: SPAK të mos kursejë as kryeministrin

Gazeta - пред: 9 часа

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka ngritur akuza ndaj mënyrës se si kryeministri Edi Rama drejton Partinë Socialiste, duke deklaruar se pushteti është përqendruar në duart e një personi të vetëm dhe se vendimet e rëndësishme merren pa debat dhe transparencë.

10 вести »+32 теми »сумирано »прашања »

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, tre astronautë votojnë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (VIDEO)

Gazeta - пред: 9 часа

Tre astronautë amerikanë të NASA-s kanë marrë pjesë në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA duke hedhur votat e tyre nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), në një lartësi prej më shumë se 400 kilometrash mbi Tokë.

5 вести »+3 теми »прашања »

Russell Brand në pritje të vendimit të jurisë, akuzohet për përdhunim dhe sulme seksuale

Gazeta - пред: 9 часа

Një juri në Londër ka filluar të shqyrtojë vendimin në gjyqin e komedianit britanik Russell Brand, i cili akuzohet për përdhunim dhe sulm. Pas tre javësh dëshmish dhe provash, gjykatësi Joel Bennathan i tha jurisë në Gjykatën e Kurorës Southwark të Londrës se ata duhej të ...

3 вести »+2 теми »прашања »

Sali në Berlin: Diaspora dhe investimet gjermane, mundësi për zhvillimin ekonomik të Maqedonisë së Veriut

Gazeta - пред: 9 часа

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, gjatë qëndrimit në Berlin, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe diasporës në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut, ku ka prezantuar mundësitë për bashkëpunim dhe investime të reja në vend.

5 вести »+2 теми »прашања »

Ministri Andin Hoti viziton SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë

Gazeta - пред: 9 часа

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka vizituar SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, ku është njoftuar nga afër me shërbimet dhe programet që ofrohen për fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe familjet në nevojë.

6 вести »+1 тема »прашања »

“Le monde” jehonë qëndresës së studentëve në Tiranë: Revolta e tyre nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama

Gazeta - пред: 11 часа

Gazeta prestigjioze franceze Le Monde i ka kushtuar një artikull protestave antiqeveritare në Shqipëri, duke vënë në dukje se lëvizja e studentëve vijon të zgjerohet, pavarësisht shtimit të masave policore dhe njoftimit të rregullave të reja të sigurisë nga kryeministri Edi Rama.

19 вести »+65 теми »сумирано »прашања »

Parlamenti i Groenlandës miraton marrëveshjen e mbrojtjes që zgjeron praninë ushtarake amerikane

Gazeta - пред: 11 часа

Parlamenti i Groenlandës ka miratuar një marrëveshje të mbrojtjes me SHBA-në dhe Danimarkën, duke hapur rrugën për zgjerimin e pranisë ushtarake amerikane në ishullin e Arktikut. Sipas transmetuesit danez DR, marrëveshja mori 16 vota pro, asnjë kundër, ndërsa shtatë deputetë ...

11 вести »+6 теми »прашања »

Hungaria zgjedh prokurorin e ri të përgjithshëm pas rënies së Orban, Peter Fejes merr mandatin 9-vjeçar

Gazeta - пред: 11 часа

Parlamenti hungarez ka zgjedhur Peter Fejes, si prokurorin e ri të përgjithshëm të vendit, në një kohë kur po intensifikohen hetimet për korrupsionin e dyshuar gjatë qeverisjes së Viktor Orbán. Ai u konfirmua me 139 vota pro dhe gjashtë kundër, duke marrë një mandat nëntëvjeçar.

4 вести »+1 тема »прашања »

Mustafa Dauti pas garancisë 1.14 milionë euro për Përparim Bajramin: Drejtësia a është e barabartë për të gjithë?

Gazeta - пред: 11 часа

Zëvendësdrejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Mustafa Dauti, ka reaguar pas vendimit që Përparim Bajrami, i akuzuari i parë në rastin “Lotaria”, të lirohet nga paraburgimi, pasi Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka pranuar garancinë në patundshmëri në ...

4 вести »прашања »

Demi Moore shkëlqen me fustan xhins në CFDA Fashion Awards, pozon krah Hailey Bieber dhe Rose Byrne

Gazeta - пред: 11 часа

Aktorja e njohur, Demi Moore, ka tërhequr vëmendjen në ceremoninë prestigjioze CFDA Fashion Awards, ku u shfaq me një veshje elegante dhe mjaft të guximshme. Moore, e cila vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në tapetin e kuq, zgjodhi një fustan xhins me dekolte të ...

2 вести »прашања »

Pacolli padit Shalën për shpifje dhe fyerje, ministrja tregon çfarë ndodhi në gjykatë

Gazeta - пред: 11 часа

Ministrja Fitore Pacolli ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në seancën përgatitore në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me padinë që ka paraqitur ndaj Asdren Shalës për shpifje dhe fyerje. Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka thënë se padia është ngritur për shkak të ...

5 вести »прашања »

Buxheti dhe Paketa Fiskale 2027, komisionet parlamentare shqyrtojnë shpenzimet publike, ndryshimet tatimore dhe TVSH-në ushqimore

Gazeta - пред: 13 часа

Komisionet e Kuvendit të Shqipërisë kanë nisur marrjen në shqyrtim të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2027” dhe Paketës Fiskale që e shoqëron atë, përmes një sërë seancash dëgjimore me ministrat e linjës dhe përfaqësuesit e Financave.

6 вести »+18 теми »прашања »

Studimi i OKB-së: Gratë mbajnë më pak se një të tretën e roleve drejtuese

Gazeta - пред: 13 часа

Gratë vazhdojnë të jenë të nënpërfaqësuara në pozitat drejtuese në tregun global të punës, ku ato mbajnë vetëm 30.5 për qind të posteve menaxheriale, pavarësisht përparimeve të konsiderueshme në arsimimin e tyre, shkruan Reuters, përcjell “Bota sot”.

2 вести »прашања »